Lajme
Mustafa për LVV-në: Harruan demarkacionin, do ta pranojnë edhe Asociacionin
Demokracia
23:00 | 08 Shkurt 2023

Share:

Isa Mustafa, ish-kryeministri i Kosovës, gjatë një interviste në RTK, ka rikujtuar kohën kur vendimi për nënshkrimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe ishte kundërshtuar ashpër nga VV-ja.

Ai tha se tani që Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet, kauza e demarkacionit është harruar dhe se të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe me Asociacionin që sipas tij do ta pranojnë.

“Kurrkush nuk po e përmend më demarkacionin apo 8.200 hektarë që thonin se i kemi humbur me Malin e Zi. Asgjë nuk ka ndodhur. Njëjtë do të bëjnë edhe me Asociacionin. E kanë rrejt vetin se ka marrëveshje me presidentin e Malit të Zi dhe atij të Kosovës se do të ketë rishënim të vijës kufitare. Asgjë nuk ndodhi prej asaj. Tash as nuk e përmendin.” – tha ai.

Kujtojmë që presidentja Osmani, në një intervistë për televizionin malazez “Vijesti” të dhënë së fundi, bëri të qartë se çështja e demarkacionit ka përfunduar.

Një prej pyetjeve që iu parashtrua në këtë intervistë presidentes Osmani, duke përmendur fillimisht qëndrimin e Kurtit edhe pas ardhjes në pushtet, ishte kjo: “A e ka kërkuar zyrtarisht atë shqyrtim (të demarkacionit) nga Qeveria e Malit të Zi dhe a e keni diskutuar me zyrtarët tanë gjatë kësaj vizite në Podgoricë?

Presidentja ishte e prerë në përgjigjen e saj, duke thënë se në këtë vizitë është për të parë “se si mund të hapet një kapitull i ri bashkëpunimi”, derisa konfirmoi se nuk është diskutuar një gjë e tillë.

Të ngjashme