Lajme
Mustafa pas takimit me Lajçakun: Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstuktiv
Demokracia
19:16 | 02 Mars 2021

Share:

Emisari i posaçëm i Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak gjatë së martës është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Mirosllav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë së martës ka takuar edhe Isa Mustafën, me të cilin kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Demokracia.com.

Kështu është bërë e ditur nga Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstuktiv, që do sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociushëm”, thuhet në njoftim.

Lajçak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai është takuar ushtruesen e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe me liderë të partive politike. Pas përfundimit të vizitës, diplomati sllovak do të vazhdojë vizitën në Serbi dhe Mal të Zi.

Njoftimi i plotë i LDK-së, pa ndërhyrje:

Sot, kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa, ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak.

Kryetari Mustafa e falënderoi z. Lajçak për bashkëpunimin dhe e njoftoj rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë.

Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstuktiv, që do sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociushëm.

Ndërsa, orientimi ynë mbetet ruatja dhe kultivimi i parneritetit me aleatët tonë perendimor./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/2718317268479532

Të ngjashme