Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka konfirmuar raportimin e Demokracia.com lidhur me emërimin e vajzës së tij, Saxhide Mustafës, si anëtare e Bordit të Drejtorëve të KRU “Prishtina”.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar zgjedhjen e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ku Teuta Ukshini-Aliu do të jetë kryesuese e këtij bordi, Albana Berisha Qehaja do të jetë anëtare, Fadil Berisha anëtar dhe Saxhide Mustafa, po ashtu, anëtare.
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka konfirmuar për Demokracia.com se ka qenë në dijeni që vajza e tij kishte aplikuar, porse nga ana jonë e kuptoi emërimin e saj.
“Po kam qenë në dijeni, m’ka tregu që ka apliku. Ajo ka doktoruar në qeverisjen korporative dhe unë e kom mbështet vendimin e saj, që me i kontribu ndërmarrjeve publike. Ajo ka doktoru në qeverisjen korporative, është eksperte për qeverisje korporative. Ajo më ka informu që ka konkurru edhe unë i kam thënë në rregull. Edhe prej jush po e marrë vesh që qenka konfirmu aplikimi i saj. Unë veç muj me i uru sukses në punë”, është deklaruar Mustafa për Demokracia.com.
Kryeministri Albin Kurti në këtë mbledhje të Qeverisë bëri të ditur se mandati në këto pozita do të jetë trevjeçar. /Demokracia.com/
LEXO EDHE:
Qeveria “rehaton” në KRU “Prishtina” vajzën e ish-deputetit të LDK-së