Lajme
Mustafa kërkon sqarim nga LVV-ja për shamitë e kuqe
Demokracia
10:17 | 10 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas shamive të kuqe që i ka vendosur LVV-ja në Prishtinë.

Ka disa javë që në pemët e disa rrugëve të Prishtinës janë vendosur shami të kuqe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në lidhje me vendosjen e këtyre shamive të kuqe ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, shkruan Demokracia.com.

Mustafa përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka kërkuar sqarime nga LVV-ja në lidhje me domethënien e këtyre shamive të vendosura nëpër drurë.

“Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallet e kuqe rreth qafe, të marshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë”, ka shkruar ndër të tjerash Mustafa.

Reagimi i plotë i Mustafës, pa ndërhyrje:

Të nderuar miq,

Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit.

Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata.

Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë?

Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë!

Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tonë!. /Demokracia.com/

Të nderuar miq,
Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit.
Vota është vendimmarrje e…

Posted by Isa Mustafa on E mërkurë, 10 Shkurt 2021

Të ngjashme