Lajme
Mustafa i reagon Kurtit: Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me Njësi Speciale
Demokracia
10:19 | 02 Shkurt 2021

Share:

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas vizitës së liderit të LVV-së, Albin Kurti mbrëmë në Skënderaj, ku u pa nën mbrojtje të Njësisë Speciale.

Mustafa përmes një shkrimi në  rrjetin social Facebook ka thënë nuk është e hijshme që 21 vjet pas luftës, të bëhen zgjedhje të rrethuar me polici e njësi special.

“Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje.”, ka thënë tutje Mustafa.

Zgjedhet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me…

Posted by Isa Mustafa on Tuesday, February 2, 2021

Postimi i plotë:

Zgjedhet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!?

Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre.

Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje.

Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar!./Demokracia.com

LEXO edhe:

Qytetarët në Skenderaj i brohorasin Albin Kurtit ‘UÇK, UÇK…’ dhe ‘Thaçi, Thaçi…’

Të ngjashme