Anëtari i Partisë Demokratike, Arben Mustafa, ka skritikuar buxhetin e vitit 2025, duke e cilësuar atë si vazhdimësi të planeve të mëparshme financiare pa ndonjë përmirësim të madh për qytetarët e Kosovës.
Gjatë një paraqitjeje në programin “InfoPlus” të RTK-së, ai tha se buxhetit të miratuar në parim i mungojnë përmirësimet të standardit të jetesës në Kosovë.
Mustafa theksoi se buxheti dështon të adresojë fushat kritike si rritja e pagave dhe investimet kapitale.
“Kemi një buxhet standard që tashmë kemi parë se çfarë mund t’i ofrojë qytetarëve të Kosovës”, tha ai ndër të tjera.