Lajme
Mustafa i PDK-së kritikon Qeverinë për autostradën e Gjilanit: Kosova s`ka kohë të humbë me këtë qeveri të paaftë
Demokracia
15:49 | 20 Janar 2024

Share:

Koordinator i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK-së, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë Kurti për autostradën Prishtinë-Gjilan.

Ai ka vlerësuar se fotografitë e punimeve në këtë rrugë tregojnë se kjo qeveri ka hequr dorë nga agjenda zhvillimore dhe është përqendruar në subvencione e transfere popullsitë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se Kosova nuk ka kohë të humbë me Qeverinë Kurti. 

Kjo fotografi e gjendjes aktuale të punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan më së miri i ilustron pasojat e nivelit të ulët të investimeve kapitale publike në Kosovë. Kjo fotografi tregon se si kjo qeveri ka hequr dorë nga agjenda zhvillimore dhe është përqendruar në subvencione e transfere populliste. Kryeministri me siguri të lartë deklaronte se kjo autostradë do të përfundohet në vitin 2023. Kosova nuk ka kohë të humbë me këtë qeveri të paaftë!”, ka shkruar Mustafa.

Të ngjashme