Lajme
Mustafa i LDK’së për ministren Hajdari: Çuditem qysh Kurti nuk e shkarkon
Demokracia
17:32 | 02 Gusht 2023

Share:

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, në emisionin “Frontal” të T7, ka thënë se përveç keqpërdorimeve që u publikuan në media, ministrja Rozeta Hajdari ka shumë probleme të tjera.

Ai tha se “çuditet” me kryeministrin Kurti që nuk e shkarkon.

“Është një ministre që është në Gjykatë, në një proces gjyqësor për shkeljen e një vajze 9-vjeçare. Dhe është e dënuar nga Gjykata për mosdeklarim të pasurisë. Pra kemi 3 elemente problematike ligjore, gjyqësore me ministren Hajdari dhe çuditem qysh kryeministri Kurti nuk e shkarkon”, tha ai.

Të ngjashme