Lajme
Mustafa fton qytetarët për të votuar
Demokracia
10:50 | 14 Shkurt 2021

Share:

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e pakohshme parlamentare 2021.

Mustafa ka ftuar qytetarët që të dalin për të votuar.

“Sot ftoj të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë. Shpresoj që të gjithë qytetarët të votojnë për përforcim të shtetit, për zhvillim të mëtutjeshëm ekonomik”, tha ai.

Mustafa gjatë votimit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij./Demokracia

Të ngjashme