Lajme
Mustafa flet për zgjedhjet e brendshme në LDK, Osmanin e LVV-në
Demokracia
17:18 | 16 Shkurt 2021

Share:

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një deklarim për medie bëri të ditur se kryetarët e degëve nuk kanë dhënë dorëheqje dhe se deri në mesin e muajit mars pritet të përfundojë procesi i brendshëm zgjedhor.

“Nuk ka dorëheqje të kryetarëve është vetëm dorëheqja ime. Pasi që të kryhet kuvendi të zgjidhet kryetari i ri, pastaj të bëhen ndryshimet në këshillin e përgjithshëm, varësisht prej propozimeve që i bën kryetari i ri edhe më pas të vazhdohet sepse në asnjë rast ne nuk kemi arsye që tani të merremi me degët, ne merremi me pozitën e kryetarit të LDK-së dhe LDK-ja do të vazhdojë në mënyrë normale të punojë dhe t’i bëj organizimet ndryshimet e brendshme që i nevojiten por kurrsesi nuk ka dorëheqje të kryetarëve të degëve e as pranim të dorëheqjeve të tyre. Ata vazhdojnë të jenë kryetar dhe ta kryejnë punën e tyre”, ka thënë Mustafa, raporton Demorkacia.com.

Ai po ashtu ka thënë se ende nuk ka asnjë kandidat e as nuk janë përmendur emra se kush mund të jetë kryetari i ri i LDK-së dhe pret që e gjithë kjo të zgjidhet deri në mesin e muajit mars.

“Jo nuk janë përmendur. Ju kemi thënë që të mendojnë dhe të bëjnë propozime dhe do të mundohemi që sa më shpejtë të kemi propozime edhe prej degëve edhe prej kryesisë edhe ta përmbyllim këtë proces sa më shpejtë.  Nuk kemi caktuar datë dhe afati më i largët i mbledhjes është 60 ditë, por ne nuk do ta presim 60 dhiteshin do të bëjmë përpjekje që diku deri më së largu që mesin e marsit ta mbyllim këtë proces”, theksoi Mustafa.

Ai u pyet nëse rezultati i dobët i zgjedhjeve të parakohshme paralamntare ka ndikuar për shkak të largimit të Vjosa Osmani, Mustafa tha se nuk e di nëse ëhstë kjo apo ajo, por që sipas tij, e respekton vullnetin e popullit.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje duhet të punojë dhe të realizojë të gjitha premtimet e bëra.

“Për mua është e vështirë të jap përgjigje sepse nuk e kemi pritur askund dhe në asnjë vend këtë rezultat nuk kemi pasur asnjë vlerësim të tillë nga fushata që zotëri Hoti e ka bërë në gjithë Kosovën dhe gjatë fushatës edhe më parë ka ndodhur një rrëshqitje e votës dhe qytetarët mund ta dinë pse e kanë bërë atë por unë jam shumë i bindur që LDK-ja ka pasur arsye dhe ka arsye që ta ruajë programin e vetë e qendrës së djathtë ta ruajë trashëgiminë e vet dhe se do të rikthehet edhe më fuqishëm më herët sepse qytetarët do tra shohin se çfarë kanë bërë. Për mua çdo rezultat që është rezultat që është rezultat populist në çdo vend edhe përpara në regjimet e tjera edhe në demokracinë europiane nuk është treguar në asnjë rast i mirë dhe i dobishëm në asnjë vend. Edhe për këtë rezultat mendoj se asnjëherë politikat populiste nuk i kanë shërbyer. Kanë vendosur qytetarët dhe e respektoj vendimin e tyre. Por që i kemi bërë mirë Kosovës me këtë rezultat unë nuk besoj edhe më tutje që besoj se ke për ne gabim që e kemi prishur koalicionin me LVV-në, nuk besoj sepse kemi bërë shumë mirë sepse e kemi bërë për të ruajtur marrëdhëniet strategjike me SHBA edhe për ta ruajtur dinjitetin edhe të partisë tonë dhe tonën që nuk e kemi paguar çmimin, por edhe e kemi paguar çmimin sepse për mua shumë më e rëndësishme që të paguajmë çmimin me votë sesa me të paguajmë çmimin me largimin e partnerëve tanë strategjik. Puna në terren deri sa kemi zhvilluar fushatë nuk ka treguar asnjë sinjal që ka ndikuar e ka shkuar në Vetëvendosje. Njerëzit që kanë votuar përpara LDK-në tani e kanë votuar LVV-në, kanë votuar ndryshimin që ata e kanë promovuar, a ia kanë qëlluar apo jo, kjo mbetet të shihet. Këta e kanë marrë mbështetjen tash te shohim sa do t’i realizojnë premtimet e tyre. Unë kam qenë vetë kryeministër dhe e di sa ka kapacitet qeveria për të gjitha premtimet e dhëna. Shansin e kanë që të tregohen, në qoftë se nuk tregohen qytetari pastaj prapë do të vendos”, u shpreh Mustafa. /Demorkacia.com/

Të ngjashme