Lajme
Mustafa: Dokumenti i dorëheqjes së Kurtit nuk ekziston
Demokracia
18:49 | 18 Prill 2025

Share:

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka folur për seancën konstituive që pritet të vazhdojë nesër nga ora 12:00.

Mustafa tha se Grupi Parlamentar i LDK-së nesër do të jenë prezentë në sallë ndërsa do t’i ndjekin procedurat ligjore për vazhdimin e saj.

Ai tha se LDK-ja s’e ka problem adresën se ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka dorëzuar dorëheqjen, por sipas tij, i njëjti s’e ka dokumentuar atë.

“Nuk e kemi problem me adresën, është shumë në rregull që dorëheqjen t’ia dorëzojnë Konjufcës. Por janë dy probleme, e para nuk e ka dokumentuar Kurti dorëheqjen. Nëse i shihni vendimet qeveritare, vendimet zyrtare, aty shkruan “vendim”.

“Ky dokument që Kurti e ka bërë publik pak minuta para se ta fillojë seanca të martën thotë ‘njoftim’. Por dokumenti i dorëheqjes nuk ekziston”, tha Mustafa në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Më tej, Mustafa u shpreh se Kurti përpara se të betohet si deputet, në Komisionin për Verifikimin e Mandateve duhet ta dorëzojë një kopje të letrës së dorëheqjes.

Të ngjashme