Lajme
Mustafa: Bilfinger nuk ka ofruar asgjë më shumë sesa 15-20 faqe PowerPoint për rindërtimin e Kosova A
Demokracia
14:56 | 24 Janar 2022

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se përfaqësuesit e kompanisë gjermane Bilfinger janë treguar të painteresuar për rindërtimin e “Kosova A”.

Sipas tij, e gjitha çka kanë ofruar kanë qenë 15-20 faqe PowerPoint, shkruan Demokracia.com.

“Është e vërtetë se në takimin tim, si Kryeministër me Kancelaren Merkel, më 30 qershor 2015, ndër çështjet e rëndësishme shtroi edhe rindërtimin e Kosova A përmes firmës Bilfinger. Unë shpreha gatishmërinë e plotë ta zhvillojmë këtë projekt. Me angazhimin e Kancelares, të njëjtën ditë , në orët e mbrëmjes, kemi organizuar takim me përfaqësuesit e Bilfinger në Berlin. Kemi kërkuar ta konkretizojnë propozimin e tyre, koston e investimit, kapacitetin dhe burimet e financimit. Përfaqësuesit e Belfinger u zotuan se do të na informojnë brenda 15 ditëve, por nuk na kanë informuar asnjëherë edhe përkundër insistimit të vazhdueshëm të kabinetit tim”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Eh Bilfingeri: Mega-skandalet e kompanisë së preferuar nga Kurti, ryshfet miliona dollarësh në Nigeri e Brazil

Mustafa shtoi se kanë qenë të interesuar që projektin ta realizojnë me kompaninë Bilfinger, por, sipas tij kompania ka qenë e painteresuar.

“Kompania gjermane Bilfinger nuk ka ofruar asgjë më shumë sesa 15-20 faqe PowerPoint. Kjo është krejt e vërteta për këtë firmë dhe zhurmën që po bëhet për investimet e saj në rindërtimin e Kosova A e që po vazhdojnë edhe sot në Kuvend.

Duke pasur parasysh lidhjet ekonomike me Gjermaninë dhe teknologjinë gjermane në gjenerimin e energjisë elektrikenë Kosovë, ne kemi qenë të interesuar që projektin ta realizojmë së bashku me ta, por kompania Bilfinger është treguar krejtësisht e painteresuar. Krahas kësaj ne kemi vazhduar me Kosovën e Re”, është shprehur tutje Mustafa.

Të ngjashme