Lajme
Musmurati subevncionon me 70 euro familjet e Prishtinës për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private
Demokracia
14:44 | 25 Maj 2023

Share:

Drejtoresha e Arsimit në Komunë e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka treguar se kanë marrë vendim subevncionimin me 70 euro familjet e Prishtinës për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private.

“Falënderoj çdo asambleist, pa dallim partie që unanimisht përkrahën iniciativën tonë për subvencionim me 70 Euro të familjeve me të hyra nën 500 Euro për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private”, ka thënë Musmurati.

“Duke e ditë se numri i çerdheve publike është tejet i ulët krahas nevojave, iniciativa të tilla që rrisin përfshirjen e fëmijëve në çerdhe janë tejet të nevojshme. Më vjen mirë që për projekte të dobishme për qytetarët jemi të gjithë bashkë”, ka përfunduar ajo.

Të ngjashme