Lajme
Musmurati publikon pamjet nga renovimi i shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë
Demokracia
11:58 | 17 Tetor 2023

Share:

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur që është bërë renovimi i shkollës “Meto Bajraktari”.

Sipas Musmuratit, studimet tregojnë se ambienti që na rrethon ndikon psikikisht dhe emocionalisht te fëmijët, prandaj renovimet e tilla janë tepër të nevojshme.

Vlen të ceket që Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka rinovuar sivjet rreth gjashtë shkolla tërësisht, ndërsa pjesërisht rreth 22 shkolla.

Të ngjashme