Lajme
Musliu: VV-në s’e zë gjumi pa komunikuar me Listën Serbe
Demokracia
15:13 | 11 Korrik 2023

Share:

Ganimete Musliu, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka ironizuar në lidhje me audio-incizimet që i dolën në shesh pushtetit aktual, ku ishte pjesë Mimoza Kusari-Lila me Slavko Simiqin, e që diskutonin për Milan Radojçiqin.

Ajo tha se Vetëvendosja nuk mundet “me fjet pa komunikuar me Listën Serbe”.

Ndër të tjera, ajo ka theksuar për Lajmi.net se audio-incizimet e publikuara janë dëshmi se pushteti koordinohet me Listën Serbe për tema të ndryshme.

Tutje, Musliu ka thënë se me publikimin e bisedës ndërmjet Mimoza Kusari-Lilës me përfaqësuesin e Listës Serbe, Qeveria është dashur të rrëzohet qysh dje.

“Absolutisht unë e dija që Vetëvendosja nuk mundet me flejë pa komuniku me Listën Serbe dhe me Radojçiqin. Qeveria dje është dasht me u rrëzu”, ka thënë deputetja Musliu.

Të ngjashme