Lajme
​Musliu: Vuçiq sikur Millosheviq, po manipulon me serbët e veriut
Demokracia
18:10 | 12 Prill 2023

Share:

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po manipulon me serbët në veri të Kosovës sikurse ka vepruar dikur Millosheviq me serbët e Fushë Kosovës.

Lidhur me situatën në veri Musliu ka reaguar përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook.

“Neveri në veri. Manipulimi që serbëve të veriut po ua bën sot Serbia me Vuçiqin në krye, është sikurse manipulimi që ua bënte serbëve të Fushë-Kosovës dikur Millosheviqi”, ka shkruar ai.

Të ngjashme