Lajme
Musliu u thotë deputetëve të LVV-së: S’keni faj që e mbroni Kurtin, se jeni para përjashtimit
Demokracia
17:43 | 18 Nëntor 2022

Share:

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës për Shqyrtim  të Propozim-Rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, ka thënë se është folur shpesh për ikjen e mjekëve jashtë shtetit, për pagat e ulëta për kushtet e rënda të punës e për shërbime të dobëta ndaj pacientëve, por problemet vazhdojnë të jenë prezente edhe sot.

Musliu tha se prioritet i çdo qeverie është zgjidhja e këtij problemi, por që kjo qeveri me prani të ministrave jo-profesionistë e jo kompetentë, prania e këshilltarëve të ministrave, të cilët janë jo-profesionistë pa përvojë dhe militantë partiakë, e ka futur shëndetësinë në Kosovë në një hendek të madh.

Sipas Musliut, sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me probleme të shumta. Pacientët, të cilët kërkojnë ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në qendrat e mjekësisë familjare ankohen për shërbime jocilësore dhe mungesë të barnave.

Po ashtu, Musliu kishte edhe disa pyetje për qeverinë e tanishme:

“Sa i kini borxh spitaleve në Kosovë për trajtimet e kryera nga Fondi?

Si do t’i paguani ato? Pse spitalet e Turqisë kanë përparësi në pagesa të detyrimeve dhe spitalet apo institucionet shëndetësore private në Kosovë nuk kanë përparësi të marrin këto pagesa?

A e dini që mjetet që paguhen në Turqi janë para që ikin prej vendit, kurse ato që paguhen këtu ndihmojnë zhvillimin e vendit?

Kur do të ketë dritë në fund të këtij tuneli parregullsish në shëndetësi?

Përse sistemi shëndetësor publik has këto pengesa kaq të mëdha për tu reformuar?

“Prioritet i çdo qeverie do të duhej të ishte zgjidhja e këtyre dy problemeve, pra përmirësimi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarin dhe kursimi i tij nga barra financiare që lidhet me kujdesin shëndetësor”, përfundoi Musliu.

Pas replikave të deputetëve të LVV-së, Musliu ka ironizuar me ta duke u thënë se nuk kanë faj që e mbrojnë qeverisjen e Kurtit, sepse janë para përjashimit. /Demokracia.com

Fjalimi i plotë i Ganimete Musliut:

Të nderuar deputet

Është folur shpesh për problemet e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe kritikat e shumta kanë patur vetëm disa reagime të dobëta nga ana e Qeverisë pa sjellur asnjëherë rezultatet e duhura.

Këtu bëhet fjalë për problemet e rënda që ekzistojnë sidomos në sistemin shëndetësor spitalor, por dhe atë parësor për të cilat është folur e dëgjuar shumë herë tashmë.

Është folur shpesh për ikjen e mjekëve dhe teknicienëve mjekësore jashtë shtetit, për pagat e ulëta për kushtet e rënda të punës e për sherbime të dobëta ndaj pacientëve, por problemet vazhdojnë të jenë prezente edhe sot.

Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me probleme të shumta. Pacientët, të cilët kërkojnë ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në qendrat e mjekësisë familjare ankohen për shërbime jocilësore dhe mungesë të barnave.

Nuk ka person që ka kërkuar shërbime nga kujdesi shëndetësor publik e që nuk është ballafaquar me mungesën e furnizimeve që është dashur t’i blejë nga buxheti i vet familjar. Përderisa në sektorin privat duhet të paguajmë gjithçka nga xhepi i tyre i varfër.

Në vendin tone është e pamundur të mos përballesh me qytetarët që kërkojnë ndihmë financiare për trajtim jashtë vendit, qoftë në rrugë ku shumë të rinj organizohen për të mbledhur para, qoftë në rrjete sociale e ne media ku kërkohet ndihmë e vazhdueshme.

Pa dashtë ti përserisë parafolësit kam një pyetje për ndokënd nga qeveria qe e degjon këtë debate .

Sa i kini borxh Spitaleve ne Kosovë per trajtimet e kryera nga Fondi ?

Si do ti paguani ato? Pse spitalet e Turqise kane perparesi ne pagesa te detyrimeve dhe spitalet apo institucionet shendetesore private ne Kosovë nuk kanë perparesi te marrin keto pagesa?

A e dini qe mjetet që paguhen ne Turqi janë para qe ikun prej vendit kurse ato qe paguhen këtu ndihmojne zhvillimin e vendit?

Kur do të ketë dritë në fund të këtij tuneli parregullsish në shëndetësi?

Përse sistemi shëndetësor publik has këto pengesa kaq të mëdha për tu reformuar?

Janë shumë faktorë që njihen mirë edhe nga pacientët dhe nga qytetari më i thjeshtë.

Por duhet thënë me zë të lartë se këto probleme zanafillen e kanë në Ministrinë e Shëndetësisë, prania e ministrave jo-profesionist e jo kompetent- prania e këshilltarëve të ministrave, të cilët janë jo-profesionistë pa përvojë dhe militantë partiak e ka futur shëndetësinë në Kosovë në një hendek të madh.

E kemi obligim qw ti zgjidhim dy probleme kryesore në sistemin shëndetësor:
së pari ofrimin e shërbimit për pacientët dhe së dyti mbrojtjen e qytetarit nga barra financiare.

Prioritet i çdo qeverie do të duhej të ishte zgjidhja e këtyre dy problemeve, pra përmirësimi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarin dhe kursimi i tij nga barra financiare që lidhet me kujdesin shëndetësor.

VIDEO:

Të ngjashme