Lajme
Musliu: U shtuan zëra për mundësitë e eskalimit të situatës në veri të Kosovës
Demokracia
17:27 | 25 Tetor 2022

Share:

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka thënë se KFOR-i, paska folur profesionalisht kur ka thënë se një organizatë paramilitare me emrin “Brigada e Veriut” mund ta eskalojë situatën në veri të Republikës së Kosovës.

Musliu përmes një shkrimi në Facebook ka theksuar se, temë tjetër e rëndësishme, ishte njëfarë “hulumtimi”, i cili si rezultat kishte “gatishmërinë e serbëve për të protestuar nëse konfiskohen automjetet me targa serbe”.

“Besoj shumë se ky hulumtim i bërë nga një qendër në Mitrovicë (OJQ serbe) është instrument i shërbimeve serbe të inteligjencës, për ta rritur presionin publik ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ndaj vendeve të QUINTit”.

KFOR-i, paska folur profesionalisht kur ka thënë se një organizatë paramilitare me emrin “Brigada e Veriut” mund ta eskalojë situatën në veri të Republikës së Kosovës.

“Lidhur me këtë, kam dy çështje:

  1. Kjo është organizata e vjetër e kontrolluar nga Serbia, që në të kaluarën ka pasur emra të tjerë – “Rojat e urës” apo “Mbrojtja Civile”. Ka ndryshuar vetëm emri dhe udhëheqësi i saj, Milan Radoiçiqi.
  2. Pjesëtarët e kësaj organizate nuk janë me nacionalistet serbe (si Oliver Ivanoviqi etj.), por janë kriminelët serbë (argatët e Radoiçiqit).

Pra këta janë “patriotë serb të sponsorizuar nga Rusia”, me petkun e Српска листа.

Temë tjetër e rëndësishme, ishte njëfar “hulumtimi”, i cili si rezultat kishte “gatishmërinë e serbëve për të protestuar nëse konfiskohen automjetet me targa serbe”. Besoj shumë se ky hulumtim i bërë nga një qendër në Mitrovicë (OJQ serbe) është instrument i shërbimeve serbe të inteligjencës, për ta rritur presionin publik ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ndaj vendeve të QUINTit.

Edhe kjo e ka një indikator mes rreshtave:

Qytetarët e zakonshëm serbë në veri, nuk mund të detyrohen që të dalin më në barrikada, siç ka ndodhur dikur. Me kushtëzime e kërcënime të ndryshme.

Prandaj, paralajmërohet një rezistencë më e butë – protesta.

Përfundimisht, Putinit dhe Vuçiqit po iu shkurtohet fitili i zjarrit në Kosovë. Por kujdes, mundësi zjarri ka ende”, ka thënë Musliu.

Të ngjashme