Lajme
Musliu thotë se ka rënë numri i aksidenteve me fatalitet në Prishtinë
Demokracia
19:27 | 27 Janar 2023

Share:

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka thënë se është i lumtur që ta ndajë lajmin se ka rënë numri i aksidenteve me fatalitet në Prishtinë.

Musliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo tregon se puna, vullneti dhe angazhimi njëvjeçar po shpërblehet.

“Për të krijuar siguri për të gjithë qytetarët, në shumë lagje, rrugë dhe fshatra kemi vendos sinjalizim horizontal dhe vertikal, shënjim, pengesa në rrugë, rrethoja, pajisje led dhe laser në vendkalimet e këmbësorëve dhe në udhëkryqe. Të gjitha elementet e sigurisë, të cilat i kemi vendos në komunikacion, kanë rezultuar të jenë produktive, pasi që në vitin 2022, statistikat janë më të ulëta në aksidente fatale, krahasuar me vitin paraprak në territorin e Kryeqytetit”, ka shkrua ai.

Ai shton se në vitin 2021 kanë ndodhur tetë aksidente me fatalitet; ndërsa në vitin 2022 kanë ndodhur katër raste.

Postimi i plotë:

Sot, më shumë se kurrë, po ndihem i lumtur e krenar, të ndaj me ju lajmin për uljen e numrit të aksidenteve me fatalitet në Kryeqytet.

Lajm ky që tregon se puna,vullneti e angazhimi një vjeçar, po na shpërblehet 🚨

Për të krijuar siguri për të gjithë qytetarët, në shumë lagje, rrugë dhe fshatra kemi vendos sinjalizim horizontal dhe vertikal, shënjëzim, pengesa në rrugë, rrethoja, pajisje led dhe laser në vendkalimet e këmbësorëve dhe në udhëkryqe 🚸⛔️⚠️

Të gjitha elementet e sigurisë, të cilat i kemi vendos në komunikacion, kanë rezultuar të jenë produktive, pasi që në vitin 2022, statistikat janë më të ulëta në aksidente fatale, krahasuar me vitin paraprak në territorin e Kryeqytetit 🛂

Viti 2021 – 8

Viti 2022 -4

Të ngjashme