Lajme
Musliu: Sot po zyrtarizohet diktatura!
Demokracia
11:17 | 22 Dhjetor 2022

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër për Projektligjin e Pagave të Sektorit Publik dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik, ku gjatë ditës së enjte janë duke u shqyrtuat në Kuvendin e Kosovës, me procedurë të përshpejtuar.

Musliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga sindikatat e punëtorëve të protestojnë .

“Po kërkoni Opozite konstruktive, ja ku e keni.  Sot është dashtë sindikatatë e punëtoreve ti nxjerrin të gjithë punëtoret në rrugë”, ka shkruar ajo.

Musliu ka akuzuar ashpër  Lëvizjen Vetëvendosje se po bën rrënimin e administratës shtetërore, dhe njëkohësisht po e zyrtarizohet diktatura në Kosovë.

“Sot në Kuvendin e Kosovës me votën e VV-së po rrënohet sistemi i administratës shtetëror. Sot po zyrtarizohet diktatura! Nesër është tepër vonë!”, ka shkruar tutje./Demokracia.com

Postimi i plotë:

Të ngjashme