Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se nuk ka fare informacione mbi vizitën e perëndimorëve në Kosovë, dhe për këtë fajin ia vë kryeministrit Albin Kurti.
Këto deklarata Musliu-Shoshi i ka bërë në emisionin RTK Prime.
Ajo ka thënë se vendi ka nevojë për një kryeministër serioz, që i di obligimet e tij dhe kauzat për të cilat qëndron.
“Ne nuk e kemi asnjë informatë që unë me jep në opinion se çka do të ndodhë të shtunën. Duhet zotëri Kurti të jetë i sinqertë me qytetarët e Republikës, të këtij vendi. Duhet të tregojë se për çka qëndron, për çka vijnë, çfarë i kërkojnë” ka thënë mes të tjerash deputetja e PDK-së.