Lajme
Musliu-Shoshi pas vendimit për Klan Kosovën: Qëllimi i kësaj qeverie është që të na ndal të drejtën e informimit
Demokracia
14:41 | 16 Qershor 2023

Share:

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke thënë se qëllimi i kësaj qeverie është që në çdo mënyrë të provojë të na ndal të drejtën e informimit.

Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook tha se Klan Kosova është mediumi i cili në vazhdimësi ka mbrojtë vlerat demokratike.

“Qëllimi i kësaj qeverie është që në çdo mënyrë të provojë të na ndal të drejtën e informimit, të drejtën e fjalës e debatit, besa edhe të drejtën e menyrës se si e shprehim mendimin. Këtë mendësi asnjë pushtet në botën demokratike nuk e lejon. Si shoqëri e vend demokratik nuk do të lejojmë as ne”, ka thënë ajo.

“Klan Kosova është mediumi i cili në vazhdimësi ka mbrojtë këto vlera demokratike, gjithmonë duke qene i paanëshëm në informim të drejtë e të saktë. Përgjegjësi do të kërkohet edhe nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave – KPM, si organ i pavarur e që ka filluar të kapet nga pushteti”, ka shkruar deputetja.

Të ngjashme