Lajme
Musliu-Shoshi: Nuk është çudi që Qeveria që lartëson Oliverin e përkrah Milanin, përjashton UÇK-në
Demokracia
19:25 | 14 Korrik 2023

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se nuk është e çuditshme se përse veteranët përjashtohen nga Qeveria.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se ajo po lartëson Oliver Ivanoviqin dhe përkrah Milan Radojqiqin e po përjashton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk është çudi që veteranët përjashtohen nga qeveria e Albinit, përkundrazi! Kur lartësohet Oliveri e përkrahet Milani përjashtohet UÇK, veteranët dhe çdo kategori që asocon me luftën çlirimtare”.

 

 

Të ngjashme