Lajme
Musliu-Shoshi: Më shumë Dua Lipa e ka përfaqësuar Kosovën sesa Vjosa, Albini e Donika bashkë
Demokracia
09:16 | 15 Qershor 2022

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja Musliu-Shoshi ka thënë se më shumë e ka përfaqësuar Kosovën Dua Lipa sesa Vjosa, Albini e Donika bashkë.

Postimi i plotë i deputetes Musliu-Shoshi.

Më shumë e ka përfaqësu Dua ?? se Vjosa, Albini e Donika bashkë!

Dua Lipa nuk ka nevojë për prezantim e as promovim, pra e zgjodhi Kosovën për Kosovën jo për veti. Shumë të rinj e të reja në botë e dijn ku është Kosova në hartë falë Duas.

Pra, me i thanë JO, Dua Lipës, i ke thanë Jo promovimit të Kosovës e në veçanti ke penguar zhvillimin e diplomacisë kulturore për të cilën, sot, ?? ka shumë nevojë!

Andaj, Dukagjin Lipa , me vjen keq që gëzimi i madh për ndryshim është shnëdrruar në zhgënjim! /Demokracia.com/ 

Të ngjashme
Lajme • 01 Qershor 2024