Lajme
Musliu- Shoshi: Është e rëndësishme që Kosova të jetë pjesë e agjendës formale në Këshill të Evropës
Demokracia
10:22 | 20 Maj 2022

Share:

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se është e rëndësishme që Kosova të jetë pjesë e agjendës formale të Këshillit të Evropës, më datë 19 dhe 20 maj.

“Është shumë e rëndësishme që të dimë se a do të jetë pjesë e agjendës formale me datën 19 dhe 20 maj, kur do të mbahet komiteti i ministrave të punëve të jashtme apo do të jetë pjesë e agjendës joformale. Nëse është pjesë e agjendës joformale që në bazë të rregullave e procedurave do të jetë pjesë  vetëm e agjendës jo formale”, tha ajo.

Ajo ka shtuar se ministri i punëve të jashtëm të Italisë, i cili e kryeson komitetin e ministrave të punëve të jashtme, do ta jap vetëm si informim në pjesën ku i kanë komentet dhe çështjet e ndryshme, nuk është pjesë ku diskutohet si çështje por vetëm si informim.

Musliu-Shoshi ka thënë se aplikimi i Kosovës në Këshill të Evropës do të jetë pjesë e agjendës joformale e diskutimeve.

“Pa dyshim se aplikimi i Kosovës në Këshill të Evropës do të jetë pjesë e agjendës joformale e diskutimeve, është kohë kur unë besoj që e kemi një rrezik shumë të madh nga vendet që janë jo njohëse, kjo është nëse e kemi pasur një qeverisje që nuk ka bashkëpunuar e ka marr në një far mënyre një dakordimi apo pëlqimi nga këto vende, e tani kemi edhe 46 vende anëtare, e prej tyre janë 34 që e njohin Kosovën. Mund të kemi raste që kemi shtete që mund ta njohin Kosovën dhe të abstenojnë”, ka thënë ajo./Demokracia.com/

Të ngjashme