Lajme
Musliu-Shoshi: Dialogun nuk e kemi për vota, e shohim si interes kombëtar
Demokracia
18:45 | 09 Shkurt 2023

Share:

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, duke folur për çështjen e procesit të dialogut, ka thënë se Partia Demokratike dialogun nuk e sheh si kapitalizim për vota.

Deputetja opozitare tha se dialogun nuk e shfrytëzojnë për territorin e tyre, por e shohin si interes kombëtar.

“Ne as dialogun, as politikën e jashtme nuk i kemi për vota, pra nuk e shfrytëzojmë për territorin tonë, që të kemi militantë sa më shumë, mirëpo e shohim si interes nacional dhe interes kombëtar. Nëse ne si Parti Demokratike e shohim dhe e vlerësojmë dialogun si një proces shumë i rëndësishëm që është interes kombëtar, patjetër që e ka edhe përkrahjen tonë”, – tha ajo në Klan Kosova.

Musliu-Shoshi u shpreh se kërkojnë nga kryeministri Kurti që të jetë më transparen.

“Ajo çka ne po i kërkojmë kryeministrit, çka i kemi kërkuar prej ditës së parë, është që të jetë transparent me ne, të dimë se për çka qëndron, të gjitha ato deklarime që i pamë edhe është, ne kuptuam vetëm se për çka nuk qëndron, mirëpo asnjë prononcim të tij nuk e patëm se për çka qëndron si kryeministër”, u shpreh tutje ajo.

Të ngjashme