Lajme
Musliu-Shoshi: Borrell dje i dha goditje të fuqishme Kurtit dhe Kosovës
Demokracia
22:20 | 22 Nëntor 2022

Share:

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i ka dhënë të hënën një goditje të fuqishme kryeministrit Albin Kurti dhe institucioneve të Kosovës.

Musliu, përmes një postimi në Facebook, thotë se një gjuhë të tillë të drejtpërdrejtë e të ashpër, nga Brukseli, nuk kemi marrë më herët.

“Kryeministri Kurti, me një vendim që në parim është i drejtë por po ekzekutohet në formë dhe kohë të gabuar, ka krijuar një situatë ku Kosovës t’i vihet plotësisht faji për bllokimin e dialogut dhe Kosova të shihet si palë destruktive në këtë proces, përderisa Serbia po amnistohet.

Ligjvënësja opozitare shprehet se Kosova nuk duhet dhe nuk do të duhej të guxonte të ndërmerrte veprime që bien ndesh me qëndrimet zyrtare të Uashingtonit dhe Brukselit.

“Koordinimi është i domosdoshëm, andaj i bëj thirrje qeverisë që të reflektojë një orë e më parë dhe ta ndryshojë kursin. Kursi aktual na dërgon vetëm në humnerë”, shkroi ajo.

Të ngjashme