Lajme
Musliu: Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara Radojçiqi po i edukon të rinjtë me urrejtje
Demokracia
10:51 | 24 Maj 2025

Share:

Njohësi i Sigurisë, Agim Musliu ka deklaruar se Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara nga terroristi serb Milan Radojçiq po i edukon të rinjtë me urrejtje dhe nacionalizëm të verbër.

Musliu ka thënë se këto thirrje që dëgjohen në mes qytetit janë frikësim për shqiptarët që jetojnë aty.

“Kur në mes të qytetit dëgjohen thirrje si:

“Kosova është zemra e Serbisë”,

“Vidovdani”

“Uaa shqiptarë”,

“Oj Kosovë, zemra e Milloshit”,

kjo nuk është festë por provokim”, ka shkruar Musliu.

Madje, ai tha se institucionet e Kosovës duhet të ndalojnë këtë normalizim të urrejtjes./teve1.info/

Të ngjashme