Lajme
Musliu: Qeveri e kotë, e korruptuar, e paaftë dhe mbi të gjitha e rrezikshme për sigurinë e vendit tonë
Demokracia
12:44 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti dhe konkretisht ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Musliu ka reaguar ndaj deklaratës së Aliu që ka thënë se se janë të angazhuar maksimalisht që të vazhdojnë asfaltimet në çdo cep të Kosovës.

Ajo ka thënë se Aliu dikur bërtistet “asfalti nuk hahet” dhe tani sipas saj, tani po flasin për asfaltim që dikur VV e përdorte kundër PDK-së.

Shkrimi i plotë i saj:

Shihne këtë që dikur bërtiste: „asfalti nuk hahet!“

E tash, veç mendoni sikur PDK t‘iu kishte lanë ma shumë asfalt për të shtruar!!!

Veriun e banën llugë e ky na flet për asfaltin që dikur e përdornin kundër nesh.

Qeveri e kotë, e korruptuar, e paaftë dhe mbi të gjitha e rrezikshme për sigurinë e vendit tonë.

Të ngjashme