Lajme
Musliu: Policët serbë zhveshën uniformën me lehtësi por kthimin duhet ta kenë të pamundur
Demokracia
14:13 | 05 Nëntor 2022

Share:

Përfaqësuesit serbë në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës do të lënë detyrën. Kjo është vendosur në takimin e thirrur nga Lista Serbe mesditën e së shtunës në Zveçan.

Për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila thotë se siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës.

Ajo thotë se eprorët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës zhveshën uniformën me lehtësi por kthimin duhet ta kenë të pamundur

Postimi i saj:

Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Policet që zhveshen uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion. Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force.

Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët.

E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024