Lajme
Musliu: O merreni Albinin e futeni në Big Brother
Demokracia
19:01 | 27 Janar 2023

Share:

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi kryeministri i vendit Albin Kurti ka deklaruar se nuk është ftuar në takimin e Ambasadës për Asociacionin.

Musli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë që Kurti duhet të futet në Big Brother.

“O merreni Albinin e futeni në Big Brother se për qeverisje nuk ja kish haberin e po don me e marre venin n’qafe. Aty ka kohë me tregu përralla”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Kurti: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës për Asociacionin.

Kosova po rrezikohet me qeverisjen e Albinit.

Aman merreni  Albinin e futeni në Big Brother se për qeverisje nuk ja kish haberin e po don me e marre venin n’qafe.

Aty ka kohë me tregu përralla.

Të ngjashme