Lajme
Musliu: Nuk e bojkotova adresimin e Presidentit të shtetit, por të një gruaje që nuk mund të shërohet nga urrejtja
Demokracia
12:20 | 15 Dhjetor 2023

Share:

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas bojkotimit të adresimit vjetor të presidentes Vjosa Osmani.

Deputetja Musliu tha se sot nuk e bojkotoi adresimin e Presidentit tështetit, por fjalimin e një gruaje që nuk mund të shërohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke të lavdishme të historisë.

Musliu e ka kritikuar Osmanin se nuk e përmendi në fjalimin e saj emrin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili e shpalli pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Musli tha se Osmani sot e dëshmoi se është veç një Vjosë dhe nuk mund të jetë më shumë.

“Vjosa Osmani edhe sot e deshmoj qe nuk mund të jetë më shumë se një Vjosë.Kur flitet për historinë e Kosovës e nuk përmendet emri i
Presidentit qe shpalli Pavarsinë e Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi, kjo tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa. Prandaj unë sot nuk bojkotova adresimin e Presidentit te shtetit tim, bojkotova fjalimin e nje gruaje qe nuk mund të sherohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke te lavdishme të historisë.”, ka shkruar Musliu.

Të ngjashme