Lajme
Musliu-Kurtit për Hekuran Muratin: E more në mbrojtje si ai prindi i keq ‘jo valla djali jem s’ka faj’
Demokracia
11:28 | 29 Shtator 2022

Share:

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka akuzuar Kryeministrin Kurti se qytetarët te cilët kanë një vend pune po largohen nga Kosova, për shkak të arrogancës së qeverisjes së tij.

Musliu gjithashtu kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që t’i adresohet qytetarëve, e t’ju garantojë atyre siguri që të jetojnë në Kosovë.

“Kosova po zbrazet çdo ditë, e nuk po zbrazet ata që nuk e kanë një vend pune por nga profesionistët. Këta qytetarë nuk po largohen që janë pa punë, po largohen për shkak të arrogancës së qeverisjes suaj, prandaj kam lutje se kur do t’i adresohesh një ditë para qytetarëve të Kosovës që t’ju garantosh atyre siguri që të jetojnë në vendin e vet”, tha deputetja e PDK-së.

Ajo gjithashtu kritikoi Kryeministrin Kurti, pasi ‘mbrojti’ Ministrin, Hekuran Murati në debatin me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Deputetja e PDK-së, i tha Kurtit se po bëhet “sikur ata prindërit e keq, që del dhe thotë fëmija im s’ka faj, është i edukuar”.

“Kryeministër po ta kujtoj një fjalë të urtë popullore, fëmija i hanë mollat, e të mëdhenjve u mpihen dhëmbët, prandaj sillu si Kryeministër e jo si prind i keq”, përfundoi Musliu.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024