Lajme
Musliu-Kurtit: Je një dështak, produkt i porositur në Ali Express
Demokracia
11:44 | 19 Tetor 2023

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ganimete Musli në senacën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, nuk ka kursyer kritikat në adresë të kryeministrit Albin Kurti.

Musliu ka thënë se Kurti është një dështak, pasi që tjetër gjë ka premtuar dhe se me ardhjen në pushtet, tjetër gjë po bënë.

“Albin Kurti po të bëjë thirrje, ka ardhur koha për të të lënë sofizmat,  jepu lirinë deputetëve të votojnë në bazë të përgjegjësisë së tyre, si përfaqësues dhe të policëve.  Mos harro se ke ardhur me premtime të mëdha në pushtet,  ndërsa veprimet tua po dëshmojnë çdo ditë, se ti je një produkt i  porositur në Ali Express, që porosit diçka tjetër, e vjen diçka tjetër. Ke premtuar diçka tjetër, e  bënë diçka tjetër. Je një dështak dhe dështimin tënd do ta bartesh me vete, jo vetëm ti, por dhe pasardhësit e familjes tënde”, ka thënë Musliu.

Të ngjashme