Lajme
Musliu ironizon me Kurtin: Prej që je ba kryeministër, paret s‘po deponohen në banka
Demokracia
17:59 | 27 Qershor 2022

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se “diaspora po dërgon më shumë para te familjet e tyres shkaku i ndërrimit të Qeverisë”.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu i ka thënë Kurtit se fakti që diaspora po detyrohet të dërgojë më shumë para për familjet e tyre e “tregon më së miri dështimin tënd”.

Postimi i plotë i deputetes Ganimete Musliu: 

Me një qeveri të suksesshme, remitencat do duhej të ulëshin o demagog.

Vet fakti që diaspora po detyrohet të dërgoi më shumë para për familjet e tyre, tregon më së miri dështimin tënd.

Prej që je ba ti kryeministër edhe paret s‘po deponohen në banka e as s‘po deklarohen. Aq janë të kënaqur sa që po i mbajnë nën jastëk. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme