Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i është kundërpërgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili pretendoi se kjo parti është kundër Fondit të Ushtrisë.
Musliu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se disa eksponentë të AAK-së kanë gabuar rëndë kur iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurti me “filikaqa në degjenerim të Parlamentit”, përcjell Demokracia.com.
“Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh”, ka shkruar deputetja Musliu.
Postimi i plotë i deputetes së PDK-së:
Disa eksponent të AAK-së patën gabuar rënd kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa ne degjenerim te Parlamentit, bëjnë mirë mos t’i bashkohen edhe në degjenerim të ushtrisë së Kosovës.
Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh.
E duam ushtrinë me standarde të NATO-s
STOP EKSPERIMENTEVE ME USHTRINË! /Demokracia.com/