Lajme
Musliu: Haxhiu para se të niset për në Hagë, duhet t’i kërkoj falje publike Thaçit e Veselit
Demokracia
10:56 | 29 Mars 2022

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me vizitën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Hagë.

Musliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook  ka thënë se nëse ministrja Haxhiu nuk i kërkon falje publike Hashim Thaçit e Kadri Veselit, atëherë kërkesa për t’u takuar me ta është e pakuptimtë dhe e padrejtë.

“Albulena Haxhiu para se të niset në Hagë do të duhej fillimisht ti kërkonte publikisht falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që i quajti kriminel. Nëse nuk kërkon falje publike kërkesa për ti takuar liderët e UÇK-së është e pakuptimit dhe e padrejtë”, ka shkruar Musliu, përcjell Demokracia.com.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së martë pritet të udhëtoj për në Hagë për vizitë.

Në njoftimin e MD-së thuhet se qëllimi i vizitës është takimi me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se një viti mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara. /Demokracia.com/

Të ngjashme