Lajme
Musliu godet LDK’në: T’u u frikësu me marr vendime e ka lënë Kosovën mbrapa, as s’po guxojnë me u ba me Kurtin as me neve
Demokracia
09:56 | 07 Maj 2025

Share:

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, tha se Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka ndonjë qëndrim sa i përket propozimit të LDK’së për qeveri të tranzicionit, duke shtuar se për këtë do të vendoset në mbledhjen e Kryesisë.

Ajo ka goditur LDK’në duke thënë se duke u frikësuar të marrë vendime, e ka lënë Kosovën mbrapa.

Sipas saj, LDK as nuk po guxon të bëhet bashkë me Kurtin e as me PDK’në, shkruan Reporteri.net.

“Qëndrimi im personal si deputete dhe Ganimete është që Lidhja Demokratike gjithmonë duke u frigu me marrë vendime e ka lanë Kosovën bukur shumë mbrapa, as nuk shtyhet as nuk ngrehet, thotë populli, As nuk po guxojnë me u ba me Albin Kurtin, as nuk po guxojnë me u ba me neve”, tha Musliu.

Sipas saj, ky propozim është tallje me qytetarët.

“Kjo është thjeshtë me ba hajgare me votën e qytetarëve dhe me thellu më tej krizën politike në vend. Adoleshenca politike duhet të marrë fund”, tha Musliu.

Për kryetarët e partive, Musliu tha se më nuk e meritojnë të quhen as liderë.

“Kryetarët e partive që nuk e meritojnë më, me i quajt as liderë duhet përfundimisht të tregohen të përgjegjshëm ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha Musliu./Reporteri.net

Të ngjashme