Lajme
Musliu: Eskalon Serbia, duke sulmuar Kosovën ajo po sulmon Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut
Demokracia
14:22 | 17 Dhjetor 2022

Share:

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar lidhur me pretendimet e medieve serbe kinse Turqia ka nisur kamionë me armatim në drejtim të Kosovës.

Musliu përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se “Serbia duke sulmuar Kosovën, po sulmon edhe Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Të gjitha mediet e Serbisë, me kryeredaktor Aleksandar Vuçiqin, tashmë, duke dashur që ta sulmojnë Kosovën, po e sulmojnë edhe Turqinë. Sipas tyre, shërbimet sekrete serbe “paskan” të dhëna se, 11 kamionë plot me armatim janë nisur nga Turqia për Kosovën. Por, shërbimet sekrete serbe, e kanë gëlltitur një informacion të rremë dhe nga ajo e kanë prodhuar një rrenë tjetër”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë:

Të ngjashme