Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar vazhdimin e seancës plenare.
Përgjatë votimit të pikave të rendit të ditës është vërejtur sërish mungesa e deputetëve në sallë.
Me këtë rast ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Musliu tha se do të ishte mirë që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të reduktojnë udhëtimet zyrtare për të qenë të pranishëm në seanca.
“Është mirë që t’i reduktoni udhëtimet zyrtare dhe t’i ftoni deputetët që të jenë këtu për t’i votuar ligjet”, tha Musliu.
Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili edhe po drejton seancën plenare tha se ky është problem më i vogël në mungesën e deputetëve.
“More pse deputetët nuk janë këtu në sallë, mas pakti është problem te udhëtimet”, tha ai.