Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu, e ka quajtur mashtrues ministrin e Financave Hekuran Muratin. Derisa po flisnin për çështjen e rimbursimit të bashkatdhetarëve për policën kufitare, Musliu i është drejtuar Muratit duke i thënë se i kanë maltretuar mërimtarët me procedura siç i quajti ajo burokratike për rimbursimin e policave kufitare.
Debati në mes të Musliut e Muratit u nxeh kur ajo i kërkoi ministrit që të jetë më i sinqertë në përgjigjet e tija.
Murati i tha Musliut se fjalori e akuzat e tilla ndaj Qeverisë janë të pabaza.
“Fjalori i tillë dhe akuzat e tilla nuk përkojnë me vendin ku jemi, aq më pak kur akuzat janë të pabaza. Janë dezinformata ato që thoni se janë detyruar që të shkojnë nëpër zyre. Ne madje kemi lejuar aplikimin edhe retroaktiv. Sa i përket shifrës së aplikantëve ka qenë vullnetare. Pra rimvbursimi është çështje vullnetare”, ka deklaruar Murati.
E në replikën e saj deputetja Musliu e ka quajtur mashtrues Muratin.
“Jo vetëm që jeni mashtrues ministër, por jeni mashtrues recidivist. Ju i keni mashtru mërgimtarët duke thanë se do t’i heqim krejt policat, s’keni me pagua fare. Dhe tani ke mashtru sepse as 8 % nuk janë rimbursuar sepse ua ke pamundësu me 100 mijë kushte. Jo duhet me pasë kartelë bankare ose dicka tjetër. Prandaj je mashtrues. Gjema emrin tjetër për mashtruesin unë do ta them ndryshe. Sepse unë nuk njoh emër tjetër pos mashtrues”, ka thënë Musliu.