Lajme
Musliu e PDK-së propozon ta shikojnë këtë fotografi “ata që thonë se nuk është bërë asgjë qe 20 vjet”
Demokracia
14:53 | 13 Shkurt 2023

Share:

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka propozuar që krejt ata që deklarojnë se nuk është bërë asgjë që 20 vite ta shikojnë fotografinë nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së re të policëve.

Ajo ka thënë se për të arritur deri këtu është dashur mund e sakrificë.

Më tej, Musliu në Facebook ka thënë se politika duhet të krijojë kushte për të rinjtë.

Shkrimi i saj:

Për ata qe thonë nuk është bërë asgje qe 20 vjet mjafton të shikohet kjo foto e realizuar sot.

U bë rrugë e gjatë, mund e sakrificë për të ardhur deri këtu.

Urime pjestarëve të Policisë së Kosovës qe sot dhanë betimin!

Na mbetet si politikë të krijojmë kushte qe këta të rinjë e të reja ti sherbejnë me dinjitet, nder e krenari Kosovës!

Të ngjashme