Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka drejtuar gjashtë pyetje publike për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që kanë të bëjnë më Policinë e Kosovës.
Musliu ka pyetur pse nuk ka Drejtor të përgjithshme të Policisë, pse ka dështuar votimi i Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës si dhe pyetje të tjera.
Shkrimi i plotë i saj:
Albin Kurti vazhdon të jetë qesharak në çdo postim të tij.
Ai nuk hezitoj të marrë si meritë të tij punën profesionale e operacionale të Policisë së Kosovës.
Meritat e Albbin Kurtit në çështjet operacionale të Policisë së Kosovës janë zero.
Tani unë do ti parashtroj Albin Kurtit gjashtë pyetje publike që kanë të bëjnë me Policinë e Kosovës:
1. Pse nuk e emroni Drejtorin e Përgjithëshem të Policisë së Kosovës? ( janë bërë më shumë se katër muaj pa drejtor).
2. Pse katër mbledhje radhazi në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka dështuar votimi në parim i Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. ( me urdhër të Albin Kurtit,Deputetet e LVV anëtarë të këtij komisioni nuk kanë marrë pjesë në votim. Përjashtim bënë deputeti Fatmir Humolli nga LVV që ka votuar për.)
3. Pse Policia e Kosovës që tri vjet nuk ka blerë çizme për policët?
4. Pse që pesë vjet nuk janë blerë uniforma për Njësinë Speciale, e ata pjestarë kësaj njesie i keni mbajtur me nga tri javë ditë atje në very?A ta polic e kanë nga një uniformë, nëse i bëhet me lloç, lagen nga kushtet atmosferike apo gervishen duhet me e pastru atë dhe me përdorë të njëjtën.
5. Sa është numri i policëve që po e braktisin shërbimin në polici?
6. Sa policë të Policisë së Kosovës bëjnë punë sekondare për të mbajtur familjen?