Lajme
Musliu dhe Kadriu vendosin emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit
Demokracia
12:32 | 06 Mars 2023

Share:

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe deputetja e AAK-së Time Kadriu kanë vendosur në foltoren e Kuvendit të Kosovës emblemën e UÇK-së.

Kujtojmë se sot Kuvendi po mban seancë solemne për nder të “Epopesë së UÇK-së”.

Të pranishëm në këtë seancë janë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, Rifat Jashari dhe ambasadorë të vendeve mike të Kosovës.

Pas ceremonisë, Konjufca ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje për të gjithë të rënët për çlirimin e Kosovës.

Të ngjashme
Lajme • 25 Qershor 2024