Lajme
Musku thotë se çipi i parë është vendosur në trurin e një personi
Demokracia
11:40 | 30 Janar 2024

Share:

Themeluesi miliarder i kompanisë “Neuralink”, Elon Musk, ka thënë se njeriu i parë që i është vendosur një implant nga kjo firmë të dielën është duke e marrë veten mirë.

Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve e ShBA-së ia kishte dhënë dritën e gjelbër vitin e kaluar kësaj kompanie për ta kryer testin e parë të implantit në njerëz, raporton gazeta “The Guardian”.

“Rezultatet fillestare shfaqin vërejtje premtuese të majave të neuroneve”- shtoi Musku.

Majat janë aktivitet i neuroneve, të cilat Instituti Kombëtar i Shëndetit i përshkruan si qeliza që përdorin sinjale elektrike e kimike për të dërguar të dhëna nëpër tru e në trup.

Kompania “Neuralink” nuk iu përgjigj një kërkese për të ofruar më shumë hollësi.

Të ngjashme