Elon Musk tha se po e vendos në pritje ofertën e tij për të blerë Twitter, disa javë pasi ra dakord për ta marrë kompaninë private në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh.
Elon Musk ka bërë të ditur se ka pezulluar përkohësisht marrëveshjen për të blerë Twitter. Lajmi vejën vetëm disa javë pasi miliarderi ra dakord që ta blinte kompaninë private për 44 miliardë dollarë.
“Marrëveshja për Twitterin është përkohësisht në pritje për të marrë detaje që mbështesin llogaritjen se llogaritë e padëshiruara ose të rreme përfaqësojnë me të vërtetë më pak se 5% të përdoruesve”, shkroi Musk në një postim në rrjetin social.
Lajmi bëri që aksionet e Twitter të bien më shumë se 20% para hapjes së tregut të stokut.