Lajme
Musk: Nuk do ta mbështes Trumpin në zgjedhjet presidenciale të 2024
Demokracia
11:59 | 26 Nëntor 2022

Share:

Elon Musk ka deklaruar hapur se do të mbështeste guvernatorin republikan të Floridës, Ron DeSandis, dhe jo Donald Trump, në rast se i pari kandidon për president të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e 2024.

Lajmi u bë i ditur kur pronari i Twitter u pyet nëse do të mbështeste DeSandis, pasi tha se ende nuk e ka gjetur kandidatin ideal mes demokratëve.

“Preferenca ime për presidencën e vitit 2024 është dikush që është i arsyeshëm. Shpresoja se ky do të ishte rasti për administratën Biden, por deri më tani kam qenë i zhgënjyer”, tha Musk.

Elon Musk tha gjithashtu se “Unë jam mirë që Trump nuk poston në Twitter” pas rikthimit të llogarisë së ish-presidentit amerikan në këtë platformë.

“E rëndësishme është që Twitter korrigjoi një gabim të madh, pavarësisht se nuk kishte shkelje të kushteve të shërbimit.

Dalja e një presidenti nga platforma ka dëmtuar besimin e publikut në Twitter nga gjysma e Amerikës,” vuri në dukje Musk.

Të ngjashme