Lajme
Mushkolaj reagon pas incidenteve në Partinë Demokratike: Ia përmend Berishës edhe protestuesit që u vranë
Demokracia
14:25 | 08 Janar 2022

Share:

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pas incidenteve që janë shkaktuar te selia e Partisë Demokratike në Shqipëri, në një protestë të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Mushkolaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Berisha është “i njëjti i firmave piramidiale, Gërdecit dhe vrasjes së protestuesve më 2011”, përcjell Demokracia.com.

“Hallet personale të Sali Berishës nuk janë edhe halle të të gjithë shqiptarëve. Ai nuk e ka dert pse nxit dhunë e vrasje. Është i njëjti Sali i firmave piramidale, Gërdecit dhe vrasjes së protestuesve më 2011”, ka thënë Mushkolaj.

Ndërkohë, deri më tani raportohet për disa të plagosur, ndërsa është hedhur edhe gaz lotsjellës, përcjell Demokracia.com.

Policia ka shpallur skenë krimin godinën e Partisë Demokratike duke vendosur shiritat e verdhë në ambientet e jashtme të saj.

Pas ndërhyrjes së policisë, janë larguar protestuesit të cilët janë drejtuar drejt kryeministrisë të prirë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha./Demokracia.com/

Të ngjashme