Lajme
Mushkolaj pyet presidenten a ka raportuar ambasadori Berishaj për skandalin 600 mijë eurosh
Demokracia
10:37 | 06 Maj 2022

Share:

Analisti politik, Imer Mushkolaj, përmes një shkrimi në Facebook ka shtruar një mori pyetjesh për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që u raportua për përfshirjen në një skandal prej 600 mijë eurove, raporton Demokracia.com.

Mushkolaj ka pyetur se a ka raportuar Berishaj sipas kërkesës së presidentes dhe pse ky skandal tashmë pothuajse është harruar.

“A ka raportu ambasadori Martin Berishaj, sipas kërkesës së presidentes? Çka ka raportu? Cili është versioni i tij për skandalin e pretenduar? Pse askush nga institucionet nuk flet më për rastin?”, ka shkruar Mushkolaj.

Mediumi slloven “Planet TV” ka raportuar për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, i cili është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-I, te kompania e ambasadorit kosovar Martin Berishaj, MB Consulting./Demokracia.com/

Skandali në Slloveni: Ambasadori Martin Berishaj po konsiderohet “mushkë” financiare e bartjes së parave CASH

Të ngjashme