Lajme
Mushkolaj: Pushteti po kërcënon me padi njerëzit edhe për humor e satirë
Demokracia
09:03 | 06 Shtator 2022

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se do të paraqes padi ndaj një qytetari për të cilin thotë se ka tentuar të tallet me fëmijë.

Ky reagim i Haxhiut erdhi pasi qytetari Korab Blakaj në mënyrë satirike ishte deklaruar lidhur me një rast të cilin ministrja e kishte publikuar në rrjetin social Facebook.

“Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në polici!”, ka shkruar Haxhiu.

E pas kësaj ka reaguar edhe vetë Blakaj, i cili ka thënë se Haxhiu s’ka nevojë ta kërkojë pasi ai do të vijë vetë në Kosovë vetëm duhet të lajmërohet disa orë më herët.

Ndryshe Blakaj ishte ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në kuadër të Komunës së Istogut.

E pas kësaj ka reaguar edhe analisti, Imer Mushkolaj, i cili tha se pushteti po kërcënon me padi njerëzit edhe për humor e satirë.

“Pushteti po kërcënon me padi njerëzit edhe për humor e satirë. Dobët, fort dobët”, tha ai.

Të ngjashme